www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Takimi Mexhiti-Clinton: Në fokusin tonë është shëndeti i njerëzve nga efektet e ndryshimeve klimatike

Posted on December 5, 2023December 5, 2023 by User User1

Takimi i ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti me ish-sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, në Konferencën për Ndryshimet Klimatike në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mexhiti dhe Clinton shkëmbyen mendime mbi sfidat e pasojave të ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

“Jam i nderuar që pata rastin të zhvilloj një takim të shkurtër dhe të shkëmbej mendime me të nderuarin Hillary Clinton, ish-sekretare e shtetit të SHBA-së, diplomate dhe politikane të nderuar me përvojë të madhe. Kjo konferencë është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave pozitive, si dhe për veprim të përbashkët për aktivitetet dhe qasjet ndaj ndryshimeve klimatike”, tha ministri Mexhiti.

Në COP28 marrin pjesë mbi 100 vende nga bota dhe qëllimi është të unifikojë qasjen ndaj ndryshimeve klimatike në nivel global.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara