www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Haaland më në fund ‘mposht’ Messin, merr çmimin ‘Golden Player’

Posted on December 5, 2023 by User User1

Haaland më në fund ‘mposht’ Messin, merr çmimin ‘Golden Player’

Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është shpërblyer me çmimin “Golden Player Man” në ceremoninë e “Golden Boy 2023” në Torino.

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është shpërblyer me çmimin “Golden Player Man” në ceremoninë e “Golden Boy 2023” në Torino.

Ky çmim u jepet lojtarëve më të mirë të moshës mbi 21-vjeç, i votuar nga një panel i specializuar, i cili këtë vit përfshinte Edëin Van Der Sar, Alessandro Costacurta, Samuel Eto’o, Andriy Shevchenko, Rui Costa dhe Pavel Nedved.

Ndonëse Haaland u mposht nga Lionel Messi në ceremoni të ndryshme çmimesh në muajt e fundit, duke përfshirë “Topin e Artë 2023”, “Golden Boy” ndryshon në atë që çmimet shpërndahen bazuar në performancat në vitin kalendarik dhe jo në sezonin e kaluar.

Kjo do të thotë se triumfi i Messit në Kupën e Botës me Argjentinën nuk llogariti asgjë në vitin 2023, ndryshe nga “Topi i Artë”.

Ndërkohë, sulmuesi norvegjez ka shijuar një vit rekord në Premierligë. Kryesisht falë numrit të tij të theksuar të golave, Manchester City u bë vetëm skuadra e dytë që fitoi tripletën; Premierligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve në një sezon.

Halaand para poshtës ka qenë i pandalshëm. Deri tani ka shënuar 50 gola në të gjitha garat në vitin 2023.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara