MPB i mohon më ashpër spekulimet që janë përhapur sot në portale të caktuara, televizione lokale dhe rrjete sociale për tentativë gjoja të penguar për rrëmbim të një të miture në oborrin e shkollës në komunën e Karbincit, njofton MPB.
“Sipas denoncimit zyrtar te policia: Sot (05.12.2023) në ora 09:52 minuta në SPB Shtip nga shkollë fillore në komunën Karbinci është denoncuar se rreth orës 09:30 minuta në oborrin e shkollës me automjetin “golf” ka ardhur personi i moshës së re i gjinisë mashkullore, ka ftuar një nxënëse të hyjë në automjetin e tij që të shkojnë në kafe, por ajo menjëherë është kthyer në shkollë dhe rastin e ka denoncuar te drejtoresha. Po punohet në zbardhjen e rastit”, citohet në kumtesën e MPB-së.
Publikimi i spekulimeve të këtilla, një pjesë e tyre për qëllime të politikës ditore, është me të vetmin qëllim të shkaktojnë panik, shqetësim, ndjenë të përhershme e frikës dhe pasiguri te qytetarët.
Nga MPB apelojnë te të gjithë qytetarët të mos bien pre e spekulimeve të këtilla. Poashtu, i falenderojmë mediumet të cilat i kontrollojnë informacionet në institucionet kompetente.
