www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Cher sërish numrin 1, ka tashmë shtatë dekada që sundon top-listat

Posted on December 5, 2023December 5, 2023 by User User1

Këngëtarja Cher kryesoi listat e Billboard me hitin e saj të fundit, “DJ Play a Christmas Song”, i cili u publikua më 2 dhjetor.

Në shtatë dekadat e karrierës së saj muzikore, Cher ka kryesuar listat më prestigjioze muzikore të paktën një herë në dhjetë vjet.

Hera e parë ishte në vitin 1965, kur ajo performoi në dyshen “Sonny and Cher” me këngën “I got you babe”.

Në vitet 1970, ajo u ngjit në krye të top-listave me hitin e saj “Gypsys, Tramps & Thieves” (1971). Dy vite më vonë ajo u rikthye në krye me këngën “Half-Breed”, dhe në vitin 1974 me këngën “Dark Lady”. Kënga që ajo regjistroi me Sonny, “All I ever need is you” ishte e para në 1971.

Në vitet tetëdhjetë, Cher u ngjit në krye me këngën e duetit “After all”, dhe përsëri në 1989 me hitin “If I could Turn back time”.

U deshën saktësisht dhjetë vjet që ajo të dominonte sërish listën – në vitin 1989 me hitin “Belive”.

Në vitet dy mijë ajo hyri me një “kurorë të trefishtë” – këngët “Song for the Lonely”, “A Different Kind of Love Song” dhe “When the Money’s Gone” ishin të parat në 2002 dhe 2003.

Dekada e ardhshme solli hitet “You Haven’t Seen the Last of Me” në 2011 dhe “Woman’s World” në 2013.

Cher ka lindur më 20 maj 1946 në Kaliforni. Ajo njihet si “perëndesha e popit”. Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 1963, dhe që atëherë ajo ka fituar një numër të madh të çmimeve më prestigjioze të muzikës dhe ka shitur dhjetëra miliona albume.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara