www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksidentohet për vdekje 43-vjeçari shqiptar në Itali

Posted on December 5, 2023 by User User1

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ai ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit.
Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, tha se ai ndërroi jetë pasi iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.Punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një furgon, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit dhe teksa po ktheheshin në shtëpi, furgoni është përplasur me një kamionçinë në buzë të rrugës.

Kamionçina, që i përket një kompanie nga Agrigento, dyshohet se kishte ndaluar për shkak të një avarie.Pas aksidentit, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës me një helikopter, ku i është nënshtruar një operacioni që zgjati gjatë natës e së shtunës dhe orëve të para të së dielës, por nuk u mbijetoi plagëve.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të përfshira, furgonit dhe kamionçinës, kanë pësuar lëndime të lehta./Euronews Albania/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara