www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rritet në 15.899 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza

Posted on December 4, 2023December 4, 2023 by User User1

Numri i të vrarëve palestinezë nga fushata masive ushtarake izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 15.899.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, në një konferencë për media tha se më shumë se 42 mijë njerëz të tjerë u plagosën në sulm.

Al-Qudra tha se 70 për qind e viktimave të agresionit izraelit në Gaza janë gra dhe fëmijë.

“Forcat e pushtimit shkatërruan plotësisht 56 qendra shëndetësore (në Gaza) dhe arrestuan 35 persona nga personeli mjekësor”, tha al-Qudra.

Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) që të bëjnë presion ndaj autoriteteve izraelite që të lirojnë personelin mjekësor nga burgjet.

“Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e spitaleve, stafit mjekësor dhe humanitar, për sigurimin e korridoreve të sigurta që lejojnë hyrjen e furnizimeve mjekësore dhe karburantit, si dhe për transferimin e personave të lënduar (jashtë Gazës për trajtim mjekësor)”, tha al-Qudra.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit ishte 1.200.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara