www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pritet para Gjykatës penale të dërgohet babai i Vanjës

Posted on December 4, 2023December 4, 2023 by User User1

Babai i Vanja Gjorçevskës pasdite pritet të dërgohet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën penale në Shkup.

Ai është marrë në pyetje në stacionin policor, ndërsa sot në konferencë për shtyp, kryeprokurori në Prokurorinë themelore publike Shkup. Gavrill Bubevski tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.

“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski në pres konferencë paradite, i cili shtoi se babai i ka mohuar veprimet.

Në konferencë për shtyp u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është shqiptuar paraburgim 48-orësh.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara