www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

11 alpinistë të vdekur e dhjetëra të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi!

Posted on December 4, 2023 by User User1

Njëmbëdhjetë alpinistë sot u gjetën të pajetë dhe dymbëdhjetë të tjerë ende mbeten të zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi. Ekipet e shpëtimit kërkuan gjatë gjithë natës për dhjetëra të bllokuar në malin Marapi, në ishullin Sumatra.

Viktimat gjendeshin pranë kraterit të Marapit, pasi vullkani 2.891 metra mbuloi me hi fshatrat e afërt, sipas një zyrtari indonezian, i përfshirë në operacione të shpëtimit.

Dymbëdhjetë persona u zhdukën, tre të tjerë u gjetën të gjallë dhe 49 kishin zbritur në mënyrë të sigurt nga krateri, disa me djegie e fraktura. Ne nuk mund të bëjmë një kërkim ajror me helikopter sepse shpërthimi po vazhdon. 120 persona janë përfshirë në kërkime.

Tre personat e mbijetuar që nuk kishin arritur dot të zbrisnin, u gjetën pranë kraterit, të dobët dhe me djegie. Zhafirah Zahrim Febrina, një nga alpinistet e shpëtuara, u shfaq në një video-mesazh duke i kërkuar ndihmë nënës së saj.

19-vjeçarja u dërgua në një spital bashkë me babanë e xhaxhain, pasi u bllokua në mal gjatë një udhëtimi me 18 shokë të shkollës. Nëna e saj, Rani Radelani deklaroi:

Ajo po kalon një traumë të jashtëzakonshme. Eshtë e prekur psikologjikisht sepse ka parë djegiet e gjithashtu është dashur të durojë dhimbjen gjithë natën.

Zëdhënësi i një agjencie indoneziane të shpëtimit, Jodi Haryawan, u shpreh se përpjekjet në terren ndërpriteshin nga shpërthime sporadike, por kërkimi ende vijon, pavarësisht rreziqeve.

Sapo kishte më shumë siguri, ata vazhduan kërkimin. Kështu që kërkimi nuk u ndal.

Shefi i Agjencisë për Zbutjen e Fatkeqësive të Sumatrës Perëndimore, Rudy Rinaldi, i tha AFP-së se disa nga alpinistët e shpëtuar kanë pësuar djegie.

Ata që janë lënduar ishin personat që shkuan më pranë kraterit.

Të paktën tetë persona pësuan djegie, një kishte djegie e një frakturë dhe një tjetër kishte një plagë në kokë, sipas një liste të atyre që u gjetën nga Basarnas, Agjencia Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara