
Nga një muaj paraburgim iu është caktuar tre të dyshuarve, Naim Murselit dhe dy të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.
Përndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka zhvilluar sot një seancë ndaj tre personave që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Murselit, më 29 nëntor, në kryeqytetin e Kosovës. Ku në mesin e të dyshuarve është burri i saj, i identifikuar nga mediat lokale në Kosovë si Naim Murseli.
I arrestuar është edhe G.P, i identifikuar nga Policia e Kosovës si dorasi, dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Seanca ka nisur në orën 9:30, dhe ka qenë e mbyllur për mediat.
Ndërsa vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, ka thënë se ende s’kanë marrë përgjigje për kërkesën e tyre për zhvarrosjen e saj nga fshati i bashkëshortit të saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen e saj.
Ai tha se prokuroria duhet të nxitojë sepse familjarët e Liridonës janë në gjendje të rëndë emocionale dhe zhvarrosja e saj do t’ia lehtësonte sadopak.
