www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sulm me thikë dhe çekiç pranë kullës Eiffel, 1 viktimë, 2 të plagosur, Autori: Isha i zemëruar nga situata në Gaza

Posted on December 3, 2023December 3, 2023 by User User1

Një sulm me thikë dhe çekiç në Paris pranë kullës Eiffel ka shkaktuar 1 viktimë dhe 2 persona të tjerë të plagosur.

Siç raportojnë mediat e huaja, ngjajra ka ndodhur në qendër të Parisit në Bir Hakeim dhe në pranga është vënë një person, shtetas francez i njohur më parë për shërbimet e inteligjencës.

I dyshuari kishte bërtitur “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin ndërsa i tha policisë se ishte i mërzitur me situatën në Gaza dhe se shumë myslimanë po vdisnin në Afganistan dhe në Palestinë.

Autori nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi rezulton i dënuar me katër vjet burg në vitin 2016 për planifikimin e një sulmi tjetër dhe ishte në listën e vëzhgimit të shërbimeve franceze të sigurisë, si dhe njihej gjithashtu për çrregullime psikiatrike.

Viktima është një burrë, turist gjerman i lindur në Filipine, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime jashtë rrezikut për jetën.  Një nga oficerët e Policisë që u përgjigj në vendngjarje përdori një taser për të neutralizuar sulmuesin.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara