www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëri: Akuzohet se kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, lihet në burg ish-shefi i kufirit Stiljan Pasho

Posted on December 3, 2023December 3, 2023 by User User1

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-shefin e policisë Stiljan Pasho, i arrestuar tre ditë më parë nën akuzën se lejoi kalimin pa kontroll të një makine me drogë.

Pasho u vu në pranga në datën 30 Nëntor, me urdhër të Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Agjensinë e Mbikqyrjes policore. Pasho iu ka kërkuar vartësve të tij, që të mos kontrollinin një makinë, në të cilën gjendej një sasi prej 26 kilogramësh kanabis, që kishte si destinacion Greqinë.

Dyshohet se droga ishte futur në një bombol gazi dhe ndodhej në garazhin e makinës. Kryekomisari ka kaluar kufirin bashkë me të për t’u siguruar që makina të mos kontrollohej. Sapo është siguruar për kalimin e drogës është kthyer sërish mbrapsht në kufirin shqiptar.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara