www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Paralajmërime për dimër të gjatë dhe të ftohtë – A janë përgatitur qytetarët me dru për ngrohje?

Posted on December 3, 2023December 3, 2023 by User User1

Qytetarët, të përgatitur për stinën e dimrit.
Thonë se një sasi e mjaftueshme e druve për ngrohje u kanë mbetur nga dimri i kaluar, ndërsa kanë blerë edhe sasi shtesë, shkruan Alsat.

“Jetoj në fshat, normal me dru..
– A keni blerë mjaftueshëm dru dhe si ju dukën çmimet sivjet?
– Unë jam pensionist, 8 metër kub kemi blerë dhe çmimet janë të larta, por çfarë të bësh…kemi rezerva se dimri nuk dihet”, u shpreh një qytetar.

Me dru, kemi blerë sa për të filluar.
-Po planifikoni prap me ble?
-Mundet, varet si do të jetë dimri… Shtrenjtë është por nuk ka më lirë”, tha një qytetar.

Drejtori i ndërmarrjes së Pyjeve, thotë se kushtet aktuale, flasin për një dimër të hershëm dhe kjo paraqet problem për ndërmarrjen e cila merret me prerjen, grumbullimin dhe shpërndarjen e druve.

Ai thotë se ka sasi të mjaftueshme të druve për ngrohje, ndërsa gjatë vitit ka pasur kërkesë të ulët për blerjen e tyre.
“Me siguri do të kemi dimër të gjatë, për dallim prej dimrit të kaluar kur reshjet erdhën pas vitit të ri. Këtë vit me siguri do të kemi dimër më të ftohtë, megjithatë vlerësoj se qytetarët janë të gatshëm për dimër dhe ajo që ne e kemi si porosi ndaj qytetarëve, mendoj se është kah fundi…..

Sa i përket rritjes së interesimit është herët të thuhet nëse ky dimër që filloi më herët do të nënkuptojë interesim më të madh të qytetarëve për blerje të druve për ngrohje”, tha Valentin Gruevski, drejtor i Pyjeve Kombëtare.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara