www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Paraburgim për tre nga pesë personat e arrestuar në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares nga Shkupi, Vanja Gjorçevska

Posted on December 3, 2023December 3, 2023 by User User1

Paraburgim 48 orësh për tre nga pesë personat e arrestuar të premten në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares nga Shkupi, Vanja Gjorçevska, njoftoi Prokuroria Publike.

Siç njoftoi Prokuroria, gjatë gjithë ditës ndërmerren veprime për sigurimin e provave.

“Për tre nga pesë personat e arrestuar dje, prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e paraburgimit prej 48 orëve për të siguruar praninë e tyre deri në zbardhjen e plotë të incidentit. Prokuroria Publike dhe MPB do ta informojnë opinionin sapo të krijohen kushte që nuk do të prishin procedurën.” njoftoi Prokuroria Publike, transmeton Portalb.mk.

Çdo spekulim që synon komprometimin e hetimeve në këtë moment do të dënohet ashpër, apeloi ky institucion.

Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjet që besohet të kenë lidhje me zhdukjen e Vanjës, por policia nuk dha më shumë detaje.

Tashmë janë bërë një javë prej mëngjesit kur Vanja u zhduk rrugës për në shkollë. Rastin e ka bërë të ditur nëna e vajzës adoleshente përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vajza është shpallur dje zyrtarisht në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara