www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mbrojtja e Veselit i reagon prokurorisë për përgjimet në burg: Fakte të shtrembëruara nga incizime klandestine

Posted on December 2, 2023December 2, 2023 by User User1

Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë rreth bisedave të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke thënë se bisedat e Veselit janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar nga ana e prokurorisë, bazohen në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese.

Në fakt, mbrojtja e Veselit konstaton se klienti i tyre në asnjë moment nuk ka cenuar identitetin e dëshmitarëve apo dëshmitë e tyre dhe në asnjë mënyrë nuk ka penguar procedurat pranë Dhomave të Specializuara.

Në shkresën e Ben Emmerson, thuhet se në fakt Veseli ka bërë të kundërtën e asaj që pretendon prokuroria.

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur asnjë provë se Veseli ka bërë përpjekje për të ndërhyrë në drejtësi apo penguar procedurat”, thuhet në shkresën e Emmerson.

Sipas avokatit britanik, nga volumi i madh i provave që ka dhënë prokuroria, Veseli vetëm sa thekson rëndësinë e parimit themelor që askush nuk duhet t’i qaset asnjë dëshmitari, pasi kjo do ta dëmtonte atë, në vend që ta ndihmonte.

“ZPS-ja ka paraqitur një pamje të shtrembëruar, pa identifikuar qartë se çfarë pretendon, se z. Veseli ka bërë gabim. Në fakt, shqyrtimi i plotë i materialit të shpalosur dëshmon përfundimin e kundërt nga rasti i paraqitur nga SPO kundër z. Veseli”.

Emmerson përgjimin në dhomat e Qendrës së Paraburgimit në Hagë i ka quajtur si mënyrë klandestine nga SPO. Mbrojtja e Veselit ka dëshmuar konkretisht se si në tri raste nuk qëndrojnë aspak pretendimet e prokurorisë.

“Sa i përket dërgimit të mesazheve nga qendra e paraburgimit Veseli thjesht thotë që “secili ka grupin e vet të avokatëve dhe ju betohem, nuk ka arsye për të dërguar mesazh nga ky vend… Jo, sepse jam duke folur, por nuk ka asgjë për të … çfarë do të thuash?”

Ai paralajmëroi në mënyrë specifike një nga vizitorët e tij: “Mbani distancë! Edhe nëse keni dëgjuar ndonjëherë për dikë që do të vijë të dëshmojë këtu; edhe nëse dikush vjen dhe të thotë ‘Unë jam [dëshmitar]’, mund t’i thuash thjesht ‘thuaj të vërtetën’, ‘vetëm mos gënje’, thjesht mos gënje. Nuk ka nevojë të flasësh; ne nuk kemi nevojë për asgjë, vetëm të mos gënjejë. Nëse nuk gënjejnë, do të jemi mirë, sepse realiteti i UÇK-së është i tillë. Kjo eshte. Nuk ka nevojë të bëhet asgjë”, shkruan mbrojtja.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara