www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Apple paralajmëron përditësime urgjente për sigurinë e pajisjeve

Posted on December 2, 2023December 2, 2023 by User User1

Apple ka lëshuar një përditësim urgjent për shumicën e pajisjeve të saj.

Përdoruesve të iPhone, Mac dhe iPad u është kërkuar të instalojnë përditësimin e ri – ose të rrezikojnë që pajisjet e tyre të sulmohen nga hakerat.

Përditësimi rregullon një gabim sigurie që mund t’i lejojë sulmuesit kibernetikë të depërtojnë në pajisjet Apple përmes shfletuesit të tyre të internetit.

Shfrytëzimi i tij do të lejonte “ekzekutimin arbitrar të kodit”, termi teknik kur sulmuesit kanë akses të plotë për të ekzekutuar çdo kod që u pëlqen në një pajisje, shkruan The Independent.

Përditësimet e reja numërohen me iOS dhe iPadOS 17.1.2 dhe MacOS 14.1.2. Ekziston gjithashtu një përditësim për shfletuesin Safari që rregullon problemin.

Apple tha se ishte “në dijeni të një raporti që kjo çështje mund të ishte shfrytëzuar” me pajisjet që përdornin versionet e hershme të iOS.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara