www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Takim i presidentit Pendarovski me krytearen e Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, Odil Reno-Beso në Dubai

Posted on December 1, 2023December 1, 2023 by User User1

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Dubai, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike – COP28, realizoi takim me kryetaren e Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, Odil Reno-Beso.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin rrjedhës të vendit tonë me Bankën evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, si dhe për mbështetjen e BERZH-it ndaj Maqedonisë së Veriut në interes të zhvillimit të mëtutjeshëm të rajonit dhe të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian, kumtoi kabineti i shefit të shtetit.

Presidenti Pendarovski shfaqi bindje se bashkëpunimi i mirë me BERZH-in, si institucioni më aktiv financiar ndërkombëtar në vend do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se ai bashkëpunim, të cilin e mbështetë fuqishëm agjenda reformuese e Maqedonisë së Veriut dhe Evropës është e domosdoshme për realizimin e projekteve publike që do të jenë të dobishme për ekonominë nacionale edhe për qytetarët.

Në atë drejtim u bisedua për Marrëveshjen që duhet të publikohet gjatë Samitit klimatik KOP28, ndërsa ka të bëjë me planin e vlefsshëm 4 miliardë euro, të miratuar nga kreditorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Bankën evropiane për rikonstruim dhe zhvillim (BERZH) dhe Bankës botërore. Shteti ynë është pjesë e planit, “Programi investues për tranzicion të drejtë ebergjetik”, që përfshin prpjekte për zëvendësim të thëngjillit, përmes mbështetjes së qeverive, kreditorëve publik dhe investuesve privat.

Bashkëbieduesit këmbyen mendime dhe informata edhe për lëvizjet ekonomike rrjedhëse në rajon dhe Evropë, si dhe për sfidat me të cilat përballet ky sektor në kushte të paqartësisë ekonomike dhe gjeopolitike. 

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara