www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përfundoi samiti i OSBE-së, Malta mori kryesimin, buxheti nuk u miratua

Posted on December 1, 2023December 1, 2023 by User User1

Takimi i 30 i Këshillit të Ministrave të OSBE-së u përmbyll me konkluzën që kryesuesi i ardhshëm i organizatës të jetë Malta. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani deklaroi se e kanë shpëtuar organizatën dhe funksionimin e saj.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm

“Të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë pajtuar që Malta të jetë kryesuesja e re për vitin e ardhshëm dhe po ashtu është realizuar plani i Kryesisë së Maqedonisë së Veriut. Kemi arritur të zgjasim mandatet e 4 posteve drejtuese të OSBE-së, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Drejtuesve të 3 institucioneve autonome. Dhe dua që në fillim të përgëzoj Maltën dhe ministrin Borg dhe të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për marrjen e barrës së përgjegjësisë për vazhdimin e misionit të rëndësishëm të OSBE-së”.

Kryesuesi i ardhshëm, ministri i Jashtëm i Maltes, Jan Borg, i falenderoi shtetet antare të OSBE-së për besimin dhe vlerësoi se arritja e konsensuzit dëshmon për përkushtimin e të gjithëve që organizata të vazhdoj funksionimin e saj edhe përskaj të gjitha sfidave.

Jan Borg, ministër i Jashtëm i Maltës

“OSBE është platformë e jashtëzakonshme për dialog efektiv. Duhet të fokusohemi për përfundimin e luftës dhe konfliktit. Luftimi i Rusisë ndaj Ukrainës duhet të ndaloj. Do të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët dhe do të përkushtohemi në një dialog”.

Ajo për të cilën nuk u arrit marrëveshje ishte buxheti i Organizatës edhe pse siç tha Osmani, kanë bërë përpjekje të shumta për miratimin e së njejtës.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara