www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas 60 vitesh për herë të parë Qyteti i Shkupit  kontrollon gjendjen e rrjetit kryesor të ujësjellësit

Posted on December 1, 2023December 1, 2023 by User User1

Qyteti i Shkupit vazhdon me fazën e dytë për realizimin e projektit strategjik nga programi “Për Shkupin modern” për ekzaminim dhe studim të tubacioneve kryesore të ujësjellësit, njoftoi sot Qyteti i Shkupit.

Kryetarja Danela Arsovska, siç thuhet në njoftim, promovoi zhvillimin e studimit strategjik për diagnostifikimin dhe përcaktimin e gjendjes së dy tubacioneve ekzistuese të ujësjellësit prej çeliku, me dimension 1600 milimetra, që është premtim nga programi “Për një Shkupi modern” dhe që po bëhet për herë të parë nga ndërtimi i tyre.

“Faza e dytë e Studimit të tubacioneve kryesore të ujit, bazuar në hetime dhe analiza të thella, që po bëhet për herë të parë pas 60 vitesh, ka nisur. Furnizimi me ujë i qytetit të Shkupit nga sasitë e ujit që disponohen nga dy ujëmbledhësit në burimin Rashçe, kalon nëpër dy tubacione çeliku. Në fazën e dytë analizohet gjendja e vetë gypave në pjesën e tyre mbitokësore dhe nëntokësore në komunën e Gjorçe Petrovit, gjendja e objekteve që janë ndërtuar për shfrytëzimin korrekt të tubacionit, gjegjësisht boshteve të betonit me pajisje hidromekanike, ndërtimi i urës së pjesës mbitokësore të gazsjellësit, si dhe pajisje për mbrojtje aktive katodike dhe mbrojtje tjetër, theksoi Arsovska gjatë vizitës në terren, thuhet në njoftim.

Ekspertët dhe profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike janë duke bërë testime në terren për të marrë, siç thonë ata, një studim të saktë të tubacioneve kryesore të ujësjellësit që janë ndërtuar 60 vjet më parë dhe studimi duhet të japë informacion se çfarë masash duhet të merren për të parandaluar ndodhitë e padëshiruara në të ardhmen dhe për të pasur të gjitha informacionet për këto tubacione kyçe në Shkup.

“Duke pasur parasysh se tubacionet janë nga çeliku dhe të ndërtuara në periudhën pas tërmetit duke filluar nga viti 1964, me funksionalitetin e tyre 60-vjeçar, ky studim do të jepte një pasqyrë të detajuar të situatës dhe do të jepte udhëzime për nevojat e ardhshme për investime në këtë segment. Thelbi i përgatitjes së studimit strategjik është përcaktimi i gjendjes së dy tubacioneve kryesore metalike, njëri që shkon përgjatë trasesë së Bulevardit Partizanski Odredi dhe tjetri përgjatë Bulevardit Slloveneçka dhe Bosna e Hercegovinës”, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara