www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vazhdon kërkimi i 14-vjeçares që u zhduk në Shkup, përfshihet edhe INTERPOL-i

Posted on November 30, 2023November 30, 2023 by User User1

Kërkimi për 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska, e cila u zhduk në Shkup, po hyn në ditën e katërt. Siç informoi dje MPB-ja, nga Interpoli është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Nga Policia e Maqedonisë thonë se është marrë masa e menjëhershme për gjetjen e 14-vjeçares, janë përfshirë kapacitetet e plota të shërbimeve policore në nivelin më të lartë, janë zhvilluar një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën dhe janë kontrolluar kamerat. Informacioni për vajzën e zhdukur është vendosur edhe në Stop-listën e pikave kufitare.

Vanja Gjorçevska është zhdukur mëngjesin e së hënës në Shkup, rrugës për në shkollën Pestaloci afër “Debar Malo”. Herën e fundit ajo është parë në bulevardin e “Aradhat Partizane” përballë “Broz Kafe”, prej ku humbi.

“Vajza është e gjatë 175 centimetra dhe peshon 58 kilogramë. Ajo ka flokë kafe të errët, sy kafe, mban proteza në dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm dhe ka një nishan në anën e djathtë të fytyrës.
Para zhdukjes ajo kishte veshur një bluzë blu, xhaketë të zezë, xhinse të zeza me xhepa anash, atlete të bardha me vija kafe. Ajo mbante një çantë shpine shkolle dhe një celular iPhone”, njoftoi MPB.

Përveç policisë, Vanj-n po e kërkojnë edhe shokët e saj të klasës, të cilët po i ngjitin fotot e saj në qytet, si dhe familjarë, të afërm e miq, klubi i gjuetisë dhe një numër i madh qytetarësh të përfshirë në kërkim.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara