www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani para Lavrovit: Agresioni rus në Ukrainë shkatërroi jetët e njerëzve të thjeshtë dhe shkeli marrëveshjet për siguri

Posted on November 30, 2023November 30, 2023 by User User1

Kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani në fjalimin e tij në mbledhjen e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup theksoi se Maqedonia e Veriut mori kryesimin me këtë organizatë në gjendje lufte në Europë.

Në mbledhjen ku ishte prezent edhe kryediplomati rus, Segej Lavrov, Osmani tha se agresioni rus ndaj Ukrainës ka shkatërruar jetët e njerëzve të rëndomtë dhe ka shkelur Aktin Final të Helsinkut, mbi të cilin është krijuar OSBE.

“Pavarësisht realitetit të zymtë të luftës me të cilën ballafaqohet Ukraina dhe konflikteve të tjera të zgjatura në rajonin më të gjerë të OSBE-së, multilateralizmi mbetet mjeti më i mirë për parandalimin e konflikteve dhe tejkalimin e dallimeve dhe kontesteve. OSBE-ja, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, është e njohur dhe vlerësohet si partner i domosdoshëm dhe i besueshëm për paqe dhe stabilitet”, tha Osmani.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara