www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një karton ngjyrë portokalli në futboll, eksperimenti nis në Angli

Posted on November 30, 2023November 30, 2023 by User User1

Futbolli njeh kartonin e verdhë, kartonin e kuq dhe së shpejti do të ketë edhe kartonin portokalli.

IFAB-ja, organizata e cila studion dhe modifikon rregullat e lojës së futbollit, ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm i cili mund të testohet së shpejti edhe në elitën e futbollit anglez.

IFBA-ja i ka hapur dritën e gjelbër përjashtimeve me kohë të lojtarëve nga ndeshja.

Në kampionatet e moshave britanike janë vënë në zbatim për herë të para pezullime të tilla, ndërsa tani do të kërkohet që të ndërthuret ky rregull edhe në futbollin profesionist, për të parë nëse është e mundur të aplikohet në nivelet më të larta, siç ndodh në sporte të tjera si hokej apo regbi

Do të jenë disa faulle të caktuara që do të sjellin përjashtimin nga fusha për 10 minuta të lojtarëve.

Veprime si ndalimi i një kundërsulmi me një faull taktik, apo protesta e tepruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes në këtë mënyrë dënon skuadrën të luajë disa minuta me një lojtar më pak.

IFAB-ja ka marrë në shqyrtim edhe rregulla të tjera, si përdorimi i kamerave të trupit për gjyqtarëve etj.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara