www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Malta kryesuese e rradhës e OSBE-së

Posted on November 30, 2023November 30, 2023 by User User1

Kryesuesja e radhës e OSBE-së, Malta kërkon që kjo organizatë të mbahet gjallë. Ministri i jashtëm i Maltës tha se bota është dëshmitar i rritjes së dhunës dhe humbjes së jetëve dhe kjo është tregues se duhet më shumë përpjekje në parandalimin e konflikteve dhe kthimin në një dialog konstruktiv.

“Rusia duhet menjëherë të tërhiqet nga i gjithë territori i Ukrainës. Malta mbështet dhe mbetet e përkushtuar në ndihmën humanitare dhe programin e posaçëm për Ukrainën. 3:35  Si kryesues i OSBE-së në vitin 2024, Malta pret bashkëpunim me vendet pjesëmarrëse dhe me sekretarin e përgjithshëm dhe me institucionet. Shpresa mbetet e madhe se mund të arrihet konsensusi në mandatin e ardhshëm për qëllimet kryesore- paqe afatgjate, respektim i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, demokracisë, por gjithashtu edhe sundim i së drejtës”, deklaroi Jan Borg, ministër i Jashtëm i Maltës.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara