www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U helmua dje gruaja e shefit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, mjekët thonë se kjo u bë me metale të rënda

Posted on November 29, 2023November 29, 2023 by User User1

Gruaja e shefit ukrainas të inteligjencës e cila është helmuar ditën e djeshme sipas një zëdhënësi të inteligjencës është helmuar me anë të metaleve të rënda dhe është duke u trajtuar në spital

Ajo quhet Marianna Budanova dhe burri i saj gjenerali Kyrylo Budanov është kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (GUR). Helmimin e saj e ka konfirmuar për The Associated Press zëdhënësi i agjenciësë Andrii Yusov.

Yusov nuk dha më shumë detaje sa i përket helmimit dhe nuk komentoj se a ishte shënjestruar Budanov apo se a është Rusia prapa këtij akti.

Më parë gjatë këtij viti ai kishte thënë se shefi i inteligjencës ushtarake i ka shpëtuar 10 atentateve pas të cilave ishte shërbimi rus (FSB).

Më parë, Budanov kishte thënë për mediat lokale se gruaja e tij jeton me të në zyre gjë e cila sipas njohësve nënkupton se helmimi e kishte shënjestruar Budanovin dhe se prapa saj qëndron Rusia.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara