Leo Messi është pushtuar nga thashethemet. Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme ndërkombëtare, ylli argjentinas po kalon një krizë të thellë me bashkëshorten e tij Antonela Roccuzzo. Madje, të dy thuhet se janë një hap larg divorcit.
Thashetheme që i lënë të gjithë pa fjalë, duke qenë se Messi dhe Antonela janë një nga çiftet (e paktë) të bashkuar dhe të qëndrueshëm në botën e futbollit. Së bashku që kur ishin fëmijë, ata u bënë burrë e grua në vitin 2017 dhe kanë tre fëmijë: Thiago, Matteo e Ciro.
Siç lexojmë në “20minutos”, thashethemet për një krizë në lidhjen e Messit me Antonella nisën pas ceremonisë së ndarjes së “Topit të Artë”, ku u perceptua një distancë e caktuar mes të dyve. Kur sulmuesi i kërkoi familjes së tij të dilte në skenë, vetëm tre fëmijët e tij e bënë këtë, por jo gruaja e tij.

Më pas, Roccuzzo ka postuar një foto me bashkëshortin e saj në Instagram, por futbollisti nuk ka lënë asnjë koment, si zakonisht. Një detaj që sigurisht nuk iu ka shpëtuar mbi 38 milionë ndjekësve.
Ashtu siç nuk ka kaluar pa u vënë re fakti që “Pleshti” prej disa kohësh nuk ka publikuar foto familjare në llogarinë e vet sociale. Jo vetëm kaq, Messi e zëvendësoi foton e tij të vjetër të profilit, që e portretizonte me Antonella dhe fëmijët e tij, me një imazh ku merr “Topin e Artë”.
Messi duket se e ka tradhtuar Antonella Roccuzzo, gjë që e ka zbuluar gruaja e tij. Braziliani Diretto Do Miolo hodhi “bombën”, shkrimi mbi Sofia Martinez shihet si çelësi i krizës së martesës së lojtarit argjentinas, sipas shtypit spanjoll.

Daniella Semaan, gruaja e ish-shokut të skuadrës së Messit dhe trajnerit aktual të përkohshëm të Como, Cesc Fabregas, i mohoi thashethemet. Në Instagram ajo komentoi: “Sa lajme të pakuptimta janë këto, nuk thonë asnjë të vërtetë”.
Për momentin, asnjë konfirmim apo mohim nuk ka ardhur nga Leo Messi dhe Antonela Roccuzzo. Mirëpo, pak ditë më parë, çifti u pa në një park të famshëm argëtimi në Florida së bashku me fëmijët e tyre. Një ditë me familjen për të përzënë hijet tinzare të periudhës së fundit…?!
