www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MASH-Maqedoni: Me paketën e re të masave kundër krizës, ndahen 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët

Posted on November 29, 2023November 29, 2023 by User User1

Mbi 120 mijë nxënës dhe studentë do të përfitojnë kompensim monetar mujor deri në fund të vitit aktual shkollor, pra të vitit akademik, si mbështetje për ta dhe familjet e tyre, në kushtet e rritjes së kostove të jetesës dhe efekteve të zgjatura të krizës energjetike. Kjo parashikohet në paketën e re të nëntë radhazi të masave antikrizë të Qeverisë, që synojnë të rinjtë, kategoritë e cenuara të qytetarëve dhe sektorin privat, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rreth 105.000 nxënës nga shkollat ​​fillore dhe të mesme të cilët vijnë nga familje me të ardhura të ulëta mujore deri në 50.000 denarë do të marrin kompensim financiar në shumë prej 1.200 dhe 1.800 denarë çdo muaj për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndërkaq, mbi 15 mijë studentë që studiojnë jashtë vendbanimit të tyre, në 7 muajt e ardhshëm, derisa zgjat viti akademik, do të marrin vauçer për transport, përkatësisht kompensim në shumë prej 600 deri në 1.200 denarë, varësisht nga shpenzimet e llogaritura të transportit.

Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ditët në vijim do të publikojnë informacion më të detajuar për mënyrën se si do të mund të aplikojnë nxënësit dhe studentët, për kriteret, kushtet dhe afatet e përdorimit të këtyre masave.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara