
Ekonomia globale e cila sivjet ishte e qendrueshme pritet të ngadalësohet vitin e ardhshëm shkaku i inflacionit, luftërave dhe nga vazhdimi i normave të larta të interesit
Organizata Ekonomike për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Paris ka thënë të mërkurën se ngritja ndërkombëtare do të ngadalësohet dhe do të rritet me vetëm 2.7% në vitin 2024 nga 2.9% sa ishte këtë vit. Kjo nënkupton ngritjën më të ulët të ekonomisë që nga viti i pandemisë 2020.
Por pavarësisht këtij lajmi negativ, sipas organizatës dhe drejtorit të saj Mathias Cormann në shumicën e vendeve do të shmanget recesioni.
Sidoqoftë ai shtoi se rreziku i inflacionit qëndron i lartë dhe se lufta mes Izraelit dhe Hamasit dhe Rusisë dhe Ukrainës do të ndikoj në shportën e konsumatorëve, raporton The Associated Press.
Një tjetër faktor kyq i këtij ngadalësimi sipas organizatës është fakti që dy ekonomitë më të mëdha të botës ajo amerikane dhe kineze do të kenë rritje të ulët ekonomike ku ajo amerikane sipas parashikimeve do të rritet për vetëm 1.5% në vitin 2024 krahasuar me 2.4% sa ishte në vitin 2023.
