www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Amerikanët thyen një rekord për blerje online gjatë “Black Friday” 

Posted on November 29, 2023November 29, 2023 by User User1

Amerikanët vendosën një rekord shpenzimesh në blerjesh online gjatë “Black Friday”.

Sipas Adobe, e cila gjurmon shitjet në internet, blerjet në internet gjatë “Black Friday” arritën në 9.8 miliardë dollarë, 7.5% më shumë nga viti i kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Adobe vlerëson se blerësit amerikanë do të shpenzojnë më tej deri në 12.4 miliardë dollarë për “Cyber Monday”.

Megjithatë, ndërsa rritja e shpenzimeve ishte parashikuar për festat e fundvitit, ajo që është shqetësuese – sipas ekspertëve – është se si amerikanët po paguajnë për artikujt.

Shumë po paguajnë nëpërmjet platformave “blej tani, paguaj më vonë” si Klarna ose Afterpay, të cilat i lejojnë blerësit të paguajnë me këste çdo javë ose muaj.

Dhe krahasuar me vitin e kaluar, Klarna vërejti një rritje prej gati 30% në porositë e bëra nga blerësit amerikanë gjatë “Black Friday” të këtij viti për artikuj të tillë si miksera ushqimorë, televizorë dhe aparate kafeje, sipas të dhënave të ndara me Business Insider.

Sipas Adobe, “blej tani, paguaj më vonë” u rrit me 47% këtë “Black Friday” krahasuar me vitin e kaluar.

Në vitin 2022, sipas Bankës së Rezervës Federale të Atlantës, rreth 10% e blerjeve në ditën pas Ditës së Falënderimeve përdorën “blej tani, paguaj më vonë”.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara