
Tridhjetë e një fëmijë që po mbaheshin peng nga terroristët e Hamasit janë liruar gjatë armëpushimit të arritur, megjithatë pas 54 ditës që nga fillimi i luftës 9 fëmijë vazhdojnë ende të mbahen peng
Fëmijët variojnë në moshë nga ajo 18 vjeqare deri në një foshnje 10 muajshe që po mbahet peng.
Foshnja 10 muajshe quhet Kfir dhe është më i riu prej pengjeve, ai po mbahet aty së bashku me vëllaun e tij Ariel dhe prindërit Yarden dhe Shiri, raporton The Times of Israel.
Kjo familje që është grabitur nga Hamasi i është transferuar një grupi tjetër terrorist palestinez është thënë të hënën.
Fëmijët tjerë që po mbahen peng janë: Gali Tarshansky, Amit Shani, Ofir Engel, Bilal dhe Aisha Ziyadne Liam Or dhe Itay Regev.
