www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Rreth 105.000 nxënës dhe 15.000 studentë do të marrin ndihmë shtetërore

Posted on November 28, 2023November 28, 2023 by User User1

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në pakon e re anti-krizë do të përfitojnë rreth 105.000 nxënës dhe 15.000 studentë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për masën anti-krizë ndaj nxënësve janë ndarë gjithsej 14,3 milionë euro. Nxënësit e shkollave fillore, nga familjet me kushte të dobëta financiare do të marrin nga 1.200 denarë në 6 muajt e ardhshme, ndërsa ata të shkollave të mesme do të marrin nga 1.800 denarë”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri tha se në këtë pako të masave kemi siguruar të ardhura për rritjen e standardit të nxënësve

Kovaçevski poashtu njoftoi se nga këto masa do të subvencionohen edhe 15.000 studentë që jetojnë jashtë qytetit ku studiojnë dhe se të njëjtit do të marrin vauçer për transport.

“Studentët në 7 muajt e ardhshëm, në muaj do të marrin vauçerë në shumë prej 600, deri 1.200 denarë, për çka janë paraparë 2 milionë euro”, shtoi Kovaçevski.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara