Transmetuar më 28-11-2023, 09:52
Njëra është partnerja aktuale e Cristiano Ronaldos, yllit të futbollit botëror, tjetra ka qenë dikur. Bëhet fjalë për Georgina Rodriguez dhe Irina Shayk, të cilat fundjavën e kaluar u takuan për herë të parë, duke ndezur kureshtjen e të pasionuarve të thashethemeve.
Kryqëzimi i rrugëve ndodhi në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku top-modelja ruse dhe influecuesja argjentinase ishin ndër të ftuarit VIP që morën pjesë në GP, e fundit e sezonit në Formula 1.
Të dyja dëshmuan për praninë e tyre në këtë GP përmes profileve të tyre sociale (53.3 milionë ndjekës në Instagram për Georgina, kundrejt 23.3 milionë ndjekësve të Irina).
Mes postimeve të ndryshme, bie në sy ai në të cilin partnerja aktuale e CR7 pozon për një “selfie” me një tjetër ikonë mode si Naomi Campbell.
