Bullgaria e lejoi fluturimin e aeroplanit të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në rrugë për në Maqedoninë e Veriut, ku merr pjesë në samitin e OSBE-së, kumtuan mbrëmë MPJ bullgare dhe ambasada ruse në Sofje.
“Në bazë të kërkesës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në cilësi të kryesuesit të OSBE-së për vitin 2023 dhe organizatorit të mbledhjes së 30-të të Këshillit të ministrave të OSBE-së në Shkup më 29 nëntor – 1 dhjetor 2023, për sigurimin e lejes për fluturim të delegacioneve për pjesëmarrje në Këshillin e ardhshëm të ministrave të OSBE-së, MPJ e Republikës së Bullgarisë dha leje për realizimin e fluturimit të Njësisë speciale të aviacionit ‘Rusia’ përmes hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë për realizimin e fluturimit për transport të delegacionit për pjesëmarrje në forumin ndërkombëtar”, kumtoi MPJ bullgare.
Edhe ambasadorja e Federatës ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova konfirmoi se është marrë përgjigje pozitive për kërkesën për fluturim të aeroplanit të Lavrovit përmes hapësirës ajrore bullgare.
