www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

7 alternativa të shëndetshme për mposhtjen e lodhjes kronike

Posted on November 28, 2023November 28, 2023 by User User1

Më shumë filxhanë kafe dhe doza kafeine në përgjithësi nuk është alternativa më e mirë për ditën tuaj

Pavarësisht nëse jeni zgjuar në mes të natës duke u përpjekur të flini pak me fëmijët rrotull, ose thjesht vuani nga lodhja kronike nga puna e tepërt dhe një mënyrë jetese e ngarkuar, gjatë ditës mund të duket e pamundur të mbani qepallat hapur pa nja dy filxhanë kafe për t’ju mbajtur zgjuar. Megjithatë, ka alternativa më të shëndetshme.

Dr. Matthew Calcasola, një mjek i përgjithshëm, prezantoi një hulumtim që sugjeron se një i rritur i shëndetshëm nuk duhet të konsumojë më shumë se 400 mg kafeinë në ditë – raporton noa.al duke cituar britaniken The Sun.

Të bësh një shëtitje të shkurtër në ajër të pastër është një mënyrë shumë efektive për të dalë nga rënia e energjisë dhe kjo duhet bërë në mesditë edhe nëse jeni në punë.

“Kur ndjeni se sytë tuaj po rëndohen, është jetike të dëgjoni atë që trupi juaj po përpiqet t’ju thotë. Merrni pak kohë nga ajo që po bëni për të freskuar mendjen dhe sytë.

Edhe një shëtitje e shkurtër mund të jetë një metodë fantastike për të rritur nivelet e energjisë.

Aktiviteti fizik dërgon një sinjal në qelizat tuaja, duke inkurajuar trupin për të rritur prodhimin e energjisë.

Për më tepër, ai stimulon çlirimin e endorfinës, hormonit të lumturisë, i cili mund të kontribuojë në një ndjenjë të shtuar të vigjilencës”, thekson Dr. Calcasola.

Kontrolloni nivelet tuaja të vitaminave

Nëse ndiheni sikur jeni vazhdimisht të lodhur, pavarësisht se çfarë bëni, mund të duhet të kontrolloni nivelet e B12 dhe vitaminës D.

“Ata që ndjekin një dietë vegane ose vegjetariane kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një mungesë të vitaminës B12 sepse shumica e B12 vjen nga produkte me bazë mishi si mishi i pulës dhe viçi”, thotë doktori.

Merrni magnez

Provoni të merrni magnez në mbrëmje. “Magnezi jo vetëm që kontribuon në reduktimin e lodhjes, por edhe në ekuilibrin e elektroliteve dhe sintezën e proteinave, gjë që ndihmon trurin dhe trupin tuaj të relaksohen”, shpjegon Dr. Calcasola. /noa.al

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara