www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Malta do të kryesojë me OSBE-në për vitin 2024

Posted on November 27, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani ka informuar se në takimin përgatitor dhe Këshillin e përhershëm të ambasadorëve të 57 vendeve pjesëmarrëse të Organizatës në Vjenë është arrit konsensus që Malta të jetë vendi i ardhshëm kryesues me organizatën rajonale të sigurisë për vitin 2024.

“Lajme të mira nga Vjena. Sot në takimin përgatitor dhe Këshillin e përhershëm ambasadorët e 57 vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së arritën konsensus dhe u soll vendim që i hap rrugën kryesimit të ardhshëm të OSBE-së në vitin 2024. Vendimi do të konfirmohet në Këshillin ministror të 30-të të OSBE-së në Shkup. Mirënjohje Maltës për gatishmërinë që ta marrë përsipër këtë rol jetik dhe të gjitha vendeve pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së për fleksibilitetin dhe mbështetjen e tyre”, bëri të ditur Osmani në profilin e tij në Fejsbuk.

Zgjidhja për Maltën është arritur pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të arritur konsensus mbi kandidaturën e Estonisë për të kryesuar me organizatën në vitin 2024.  

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e organizatës më të madhe rajonale të sigurisë nga Polonia me 1 janar 2023. Kryesimi njëvjeçar i OSBE-së për vitin 2025 do të jetë në duart e Finlandës. 

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara