www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

”Stuhia arktike” solli kaosin, borën dhe motin e ftohtë!

Posted on November 26, 2023November 26, 2023 by User User1

Metereologët thonë se Kodra e Diellit me 22 centimetra dhe Dibra me 20 centimetra janë vendet me më shumë të reshura bore në vend, njofton KlanM.

Temperaturë më e ulët në vend është shënuar në Kodrën e Diellit me minus 10 gradë Celsius, kurse në Gjevgjeli janë shënuar 4 gradë.

Në disa vendbanime, sic njofton KlanM, mbretëron idilë e vërtetë dimërore, kurse shtresa dëbore shënohen edhe në vende më të ulëta. Nëpër rrjete sociale shpërndahen fotografi dhe pamje të shtresës së dëborës që ka kapluar shumë vende.

Gjatë 24 orëve të fundit, QMK-ja njofton, se në numrin e urgjencës 112 kanë mbërritur mbi 2.000 thirrje të qytetarëve lidhur me kushtet e motit, reshjeve të shiut dhe borës si dhe erës së fuqishme.

“Drejt policisë janë bërë 36.12% të thirrjeve, Urgjencës Mjekësore – 27.16%, Zjarrfikësve – 2.05%, LAMM – 4.62% dhe QMK-së 30.05%. Kurse thirrje jourgjente janë konsideruar 52.09%” – thonë nga QMK.

Por, “stuhia e arktikut” sic u quajtën kushtet e motit gjatë së shtunës pasdite dhe në mbrëmje, sic njofton KlanM, sollën shumë probleme në vendin tonë.

Pamjet që po i shihni janë nga vendi I quajtur ‘Strazhë” në drejtimin rrugor Gostivar – Kërçovë – Ohër, ku reshjet e borës, por edhe mosintervenimi i kompetentëve solli rrëmujë dhe bllokimin e rrugës.

Por, jo vetëm kaq! Policia kishte intervenuar në Vodno të Shkupit. Sipas MPB-së, sic njofton KlanM, njësi të specializuara policore kanë shpëtuar katër persona, në mesin e të cilëve një fëmijë dhe një shtetas gjerman, që kishin mbetur të bllokuar në teleferikun në Vodno, për shkak të kushteve klimatike dhe ndërprerjes së rrymës elektrike.

Reshjet e shiut dhe borës gjatë së shtunës, kishin shkaktuar defekte edhe në rrjetin elektrodistributiv. Kompetentët, sic percjell KlanM, njoftojnë se probleme me rrymën elektrike ka pasur nëpër shumë vendbanime, sidomos në Malësinë e Tetovës, por edhe në fshatra të Velesit.

Metereologët njoftojnë se pas “stuhisë arktike” do të ketë një stabilizim afatshkurtër të motit. Por, sic percjell KlanM, nga e hëna në mëngjes për shkak të motit të kthjellët, temperaturat do të shkojnë edhe mbi minus 10 gradë.

Vala e re të reshjeve të shiut dhe borës, vecanërisht në viset malore, sipas metereologëve, priten gjatë së hënës në mbrëmje dhe të martës, ku lokalisht priten reshje intensive të shiut por edhe borës. /KlanMacedonia/

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara