www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E rëndë në Greqi/ Anija e mallrave mbytet pranë ishullit Lesbos, zhduken pa gjurmë 13 anëtarë të ekuipazhit

Posted on November 26, 2023November 26, 2023 by User User1

Një anije mallrash është fundosur në ishullin grek, Lesbos, për shkak të stuhisë detare të dielën në mëngjes, duke bërë që 13 prej anëtarëve të ekuipazhit të saj të zhduken, ndërsa një tjetër u shpëtua, thanë autoritetet greke.

Anija ishte rrugës drejt Stambollit nga Aleksandria, Egjipti, dhe po barte 6.000 tonë kripë, tha roja bregdetare greke. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, përfshirë tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare.

Anija kishte raportuar për një problem mekanik në orën 7:00 të dielën në mëngjes dhe e kishte dërguar një sinjal shqetësimi para se të zhdukej rreth tetë kilometra në veriperëndim të Lesbos, thanë autoritetet greke.

Një egjiptian u shpëtua, tha një zëdhënëse e rojës bregdetare për Associated Press.

Ajo tha se tetë anije komerciale, dy helikopterë dhe një fregatë e marinës greke janë duke kërkuar për të mbijetuar.

Anijet e rojës bregdetare hasën në vështirësi për të arritur në zonën e incidentit, për shkak të ujërave të trazuara, theksoi ajo. Zëdhënësja foli në kushte anonime për shkak se nuk ishte e autorizuar të fliste për media për këtë rast./ REL

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara