www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vonohet rikonstruimi i rrugës “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë, qytetarët do presin të paktën edhe katër muaj

Posted on November 25, 2023November 25, 2023 by User User1

Lëvizja në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë që nga vera nuk zhvillohet në mënyrë të rregullt për shkak të punimeve të cilat filluan për rikonstruimin e saj. Pavarësisht se punimet për kanalizimin atmosferik ishin planifikuar deri në fund të shtatorit dhe më pas të vijohej me asfaltim, megjithatë pati ndryshime. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thekson se banorët kërkojnë që të ndërrohet edhe rrjeti i ujësjellësit, që ngadalëson punimet. Qytetarët do duhet të presin të paktën edhe katër muaj deri sa rruga të lëshohet në përdorim, shkruan Portalb.mk.

Asfaltimi i rrugës duhej të fillonte menjëherë pas muajit shtator, por kjo nuk ndodhi ashtu pasi pati ndryshime në planin e punës.

Rruga “Vëllezërit Milladinov” fillimisht siç sqaroi Kasami ka qenë me projekt të gërryerjes dhe asfaltimit të rrugës. Ndërkaq më pas është parë që si rrugë është e rëndësishme që duhet të realizohet edhe infrastrukturë nëntokësore.

“Ndërkohë ne kemi realizuar kanalizimin nëntokësor, rrjetin nëntokësor”, tha Kasami.

Megjithatë, punimet po vonohen pasi siç tha ai ka kërkesë të re që e ngadalëson realizimin e atij projekti, bëhet fjalë për kërkesë nga banorët që rrjeti i ujit që është vjetërsuar dhe i amortizuar që të ndërrohet.

“Pra ne çdo ditë po ballafaqohemi me situata të reja që kërkojnë që kur të mbyllet ajo rrugë, kur të realizohet infrastruktura nëntokësore njëherë ta asfaltojmë dhe mos na ndodh si në raste tjera ku plasin gypat e ujit apo ka dëme tjera që çojnë huq edhe atë investim që bëhet. Të jenë investime që do jenë së paku për 10-15 vitet e ardhshme që mos të ketë nevojë për tu intervenuar”, tha Kasami

Ai shtoi se kjo rrugë në bazë të kontratës që e kanë me kompaninë duhet brenda katër muajve rruga të lëshohet në përdorim.

Kalimi në këtë rrugë është i vështirë për shkak të punimeve, gropave, baltës dhe të tjera. Qytetarëtnga ana tjetër janë shprehur të revoltuar për zgjatjen e punimeve pasi nuk mund të lëvizin lirshëm dhe se i dëmtojnë veturat.

  • LEXO: Punimet në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë nxitën reagime nga qytetarët për bllokim të lëvizjes së lirë, Komuna: Punimet mbarojnë së shpejti

Punimet në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë e cila lidh tre bulevardet “Ilinden”, “Bllagoja Toskë” dhe “V.S. Bato” filluan gjatë verës që lamë pas.

Ndryshe, në fund të vitit 2021 në rrugën “Vëllezërit Milladinov” u mbuluan gropat me asfalt si zgjidhje afatshkurtër aso kohe. Ndërkaq asfaltimi i rrugës pritet të bëhet së shpejti, për të cilin po vijojnë punimet.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara