www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spasovski: Javën e ardhshme disa pjesë të Shkupit do të jenë të bllokuara, për shkak të Samitit të OSBE-së

Posted on November 25, 2023November 25, 2023 by User User1

“Disa institucione janë duke punuar në përgatitjen e samitit ministror të OSBE-së, i cili javën e ardhshme do të mbahet në Shkup”, thotë ministri i Brendshëm Spasovski. Ai tha se MPB është duke u përgatitur për këtë ngjarje gjatë gjithë vitit. Më shumë se 70 delegacione të huaja dhe mbi një mijë pjesëmarrës njoftuan praninë e tyre në samit.

Sipas Spasovskit, është një aksion i gjerë që duhet të zbatohet nga pikëpamja e sigurisë dhe të gjitha shërbimet janë plotësisht të përgatitura.

“Pres që çdo gjë të shkojë mirë. Ky është një samit i rëndësishëm. Ne kemi një shans për të treguar kapacitete, vlera demokratike. Në fund të samitit, të gjitha vendet e botës duhet të na shohin me respekt. Mendoj se të gjithë duhet të jemi të nderuar. U bëj thirrje qytetarëve që të kenë durim gjatë samitit dhe të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë. Nuk do të ketë bllokim të gjithë qytetit, por do të ketë bllokim të disa rrugëve nëpër të cilat do të lëvizin delegacionet”, tha kreu i MPB-së.

Këshilli i tridhjetë ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup. Ngjarja mbahet në kuadër të presidencës së RMV-së të kësaj organizate ndërkombëtare.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara