www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

ASH: Parregullsi në tenderin për stadiumin në Tetovë

Posted on November 25, 2023 by User User1

Aleanca për Shqiptarët hedh dyshime se Komuna e Tetovës në mënyrë të parregullt ka hapur tenderin për rindërtimin e stadiumit të qytetit. Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët, ka kërkuar nga Kasami po ashtu edhe sqarime mbi ndërtimet e dy fushave të reja të sportit që parashihen me këtë projekt, si dhe atë nëse Komuna e Tetovës ka planifikuar buxhet për ndërtimin e stadiumit të qytetit dhe kur ky buxhet është votuar në këshillin komunal.

“Si është e mundur një ndërmarrje transportuese e cila ka paraqitur humbje në anën tjetër të shpall tender milionëshe euro? A është paraparë ky furnizim publik në programin dhe në planin e Komunës së Tetovës në vitin 2023 kur është përpiluar buxheti dhe a është votuar i njëjti në Këshillin Komunal? A është e ligjshme që të fillohet procedura e tenderimit pa buxhet dhe pa konstruksion financiar, kur vetë komuna gjeneron borxh publik ndërsa ndërmarrja funksionon me humbje”, deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara