www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO Heqim dorë nga qeveria teknike për t’ia pamundësuar BDI-së kryeministrin shqiptar

Posted on November 24, 2023November 24, 2023 by User User1

Partia e Mickoskit, e cila beson se do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardshme, është shprehur e gatshme që të heqë dorë nga praktika e Qeverisë teknike 100 ditë para daljes në kutitë e votimit.  Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së deklaroi se këtë e bëjnë vetëm për të pamundësuar që BDI të marrë kryeministrin teknik.

MILE LEFKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Të fillojmë të numërojë që nga dyqanet e Artan Grubit dhe vëllait të tij, hotelet e Shapkës, ligjet e lojërave të fatit, deri te qiratë miliona që do të paguajë Lotaria, te politikani më kriminal në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë të bëmat e Bujar Osmanit, i cili kërkon të qëndrojë me dorëza, është kapur duke i dhënë tender miliona dollarësh një donatori të partisë BDI“

Lefkov deklaroi gjithashtu se familja e Ahmetit po noton në biznese dhe marrëveshje miliona dollarëshe dhe se BDI është një term për veprimtari të paligjshme.

MILE LEFKOV, DEPUTETI I VMRO-DPMNE-SË

“BDI është një term për veprimtari të paligjshme. Shembulli më i fundit për këtë është pasuria e padeklaruar e drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor, Fatmir Arifi, i cili i kapur në një veprim të kundërligjshëm ka akuzuar punonjësit e inspektoratit për shkak se nuk ka deklaruar pronën. Ose thjesht, kablloja është përsëri e gabuar.  Dhe kur duan ta shohin veten nga prizmi i sulmit të shqiptarëve, le ta pranojnë se shqiptarët i sulmojnë për 7 vjet me radhë. Për shkak të tyre shqiptarët emigrojnë njësoj si maqedonasit”.

Gjithashtu, siç thotë ai, duhet theksuar se qeveritë teknike janë jashtëzakonisht joefikase dhe jofunksionale, në dy raste në të kaluarën, në vitin 2016 dhe në vitin 2020, kemi parë që qytetarët kanë më shumë dëme. Sipas tij, është koha që Maqedonia e Veriut të ketë qeveri funksionale. Ai vlerëson se qytetarët dhe shteti nuk duhet të paguajnë çmimin e pazareve politike. /SHENJA/

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara