www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Zef Deda

Posted on November 24, 2023November 24, 2023 by User User1

Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.

Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin “Migjeni”.

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si ‘Charlie Chaplin’ shqiptar. Lindi në Shkodër më 27 Korrik 1950. Deda u shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Fillimisht e nisi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore.

Punoi për më shumë se 40 vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike Zef Deda arriti të realizonte qindra figura artistike. Ndaj dhe ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, Zef Deda u rikthye në Shqipëri në vitin 1996 për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

Zef Deda lë pas bashkëshorten e tij Rozina Deda dhe dy djemtë, Julian Deda dhe Marjan Deda.
Artisti i madh i humorit interpretoi edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara