www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lëviz pas 30 vitesh ajsbergu më i madh në botë!

Posted on November 24, 2023 by User User1

Ajsbergu më i madh në botë ka lëvizur pas më shumë se 30 vitesh. Ajsbergu, i quajtur A23a, u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986 por u vendos me shpejtësi në Detin Weddell, duke u bërë, në thelb, një ishull prej akulli. Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 km katror është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës. Vitin e kaluar ai është zhvendosur me shpejtësi duke kaluar përtej ujërave të Antarktidës.

A23a është një kolos i vërtetë dhe nuk është vetëm gjerësia e tij që të bën përshtypje. Kjo pllakë akulli është rreth 400 metra e trashë. A23a ka lëvizur me një shpejtësi të madhe gjatë muajve të fundit, i nxitur nga erërat dhe rrymat, dhe tani po kalon majën veriore të Gadishullit Antarktik. Shkencëtarët do të ndjekin nga afër lëvizjen e A23a.

Teksa këto ajsberg të mëdhenj shkrihen, ata lëshojnë pluhurin mineral. Ky pluhur është një burim i lëndëve ushqyese për organizmat që formojnë bazën e zinxhirëve ushqimorë të oqeanit. “Në shumë mënyra këta ajsbergë janë jetëdhënës; ata janë pika e origjinës për shumë aktivitete biologjike,”-tha Dr Catherine Walker, nga Instituti Oqeanografik Woods Hole.

Rikujtojmë, se rreth një viti më parë një ajsberg, 15 herë më i madh se Parisi, u shkëput nga Antarktida. Ky fenomen nuk është për shkak të ndryshimeve klimatike. Dy vjet më parë, në të njëjtën zonë ishte formuar një ajsberg me të njëjtën madhësi, i ashtuquajturi Brad Ice Bank. Glaciologët, kanë vëzhguar zhvillimin e çarjeve në akull për rreth 10 vjet. Në vitin 2016, BAS vendosi të lëvizë stacionin Hali V me 20 km, nga frika se me shkrirjen e akullit mund të goditën nga një ajsberg.

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara