www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çfarë ka ndodhur me martesën e Princ Lekës dhe Elia Zaharias?

Posted on November 24, 2023 by User User1

Prej tetorit Princ Leka dhe Elia Zaharia përfliten për një ndarje.

Shkak u bë ditëlindja e vajzës së tyre, në të cilën të dy bënë urime në mediat sociale me foto ku shfaqeshin me vajzën, vetëm, jo të tre, siç kanë bërë më parë.

Fillimisht, Elia ndau një kolazh ku shfaqej me të bijën dhe familjen e saj, prindërit dhe të vëllanë.

Më pas, Leka postoi një foto ku shfaqej vetëm me vajzën.

Fill pas kësaj u vu re një tjetër detaji: Princi kishte hequr nga Instagrami Elian dhe fotot me të. Ndryshe prej tij, aktorja ende e ndjek dhe po ashtu ka në mediat sociale statusin e saj si “HRH Princess Elia”.Për më tepër, prej kohësh, Elia nuk e shoqëron më Princ Lekën në aktivitete dhe ngjarje të ndryshme publike. Si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë tij, ai është shfaqur vetëm pa praninë e bashkëshortes, siç bënte më parë.

Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar lidhur me lajmet dhe nuk mund të thuhet me siguri se çfarë ka ndodhur me martesën e tyre.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara