www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nxënësit e Idrizovës nesër nisin mësimin në Çair

Posted on November 23, 2023November 23, 2023 by User User1

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë është dorëzuar kërkesë nga Komuna e Gazi Babës për hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të kësaj komune. Kështu njoftoi ministri I Arisimit Jeton Shaqiri duke shtuar se çdo komunikim i realizuar me institucionet përkatëse do të dokumentohet dhe do t’ju dorëzohet edhe institucioneve ndërkombëtare në rast se pas kësaj kërkese Komuna Gazi Babë refuzon hapjen e paraleles shqipe për 13 fëijët shqiptarë të Idrizovës.

“Ne do të kthejmë përgjigje pozitive por nuk e di si do të jenë fazat më tutje në procesin e komunikimit..Pas këtyre komunikimeve dhe shkresave pres që komuna në gjysmëvjetorin e dytë bashkë me udhëheqësinë e shkollës të mos e shfrytëzoj këtë për situatë të inateve ose bindjeve të dikujt për arsye sepse ashtu siç bëhen urimet ashtu të bëhen edhe pranimet e një fakti që e drejta e gjithë secilit është për të mësuar në gjuhën e tij amtar,” tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit

Nxënësit e Idrizovës që akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë për shkak të mungesës së paraleles shqipe në shkollën “Njegosh” në Komunën Gazi Babë po përmbyllin përgatitjet e fundit për të nisur mësimin në shkollën fillore “Kongresi I Manastirit” në Çair. Nga shkolla thanë se fëmijët e Idrizovës zyrtarisht me mësim do të nisin të premten Javën që shkoi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri mori vendim që nxënësit e Idrizovës të mësojnë përkohësisht në Çair deri në hapjen e paraleles shqipe në Njegosh, që sipas Shaqirit pritet të ndodhë në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2023-2024. Për rastin e Idrizovës tashmë disa herë ka reaguar Avokati I Popullit duke kujtuar institucionet përgjegjëse se arsimimi në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. /alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara