www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rusia godet infrastrukturën e portit detar të Odesës në Ukrainë

Posted on November 22, 2023November 22, 2023 by User User1

Forcat ruse goditën infrastrukturën në portin detar të qytetit jugor të Ukrainës, Odesa, të martën në mbrëmje, tha guvernatori rajonal.

Rusia, e cila e filloi pushtimin në Ukrainë më shkurt të vitit 2022, i rriti sulmet e saj në infrastrukturën porteve në lumin Danub dhe Detin e Zi pasi u tërhoq në korrik nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja që garantonte dërgesa të sigurta të drithit ukrainas.

“Pushtuesit goditën infrastrukturën e portit të Odesës. Njerëzit nuk u lënduan,” tha guvernatori i Odesës, Oleh Kiper në Telegram.

Rusia përdori raketa Х-31, tha komanda ushtarake jugore në Telegram.

Ai raportoi gjithashtu sulme në distriktin Belhorod-Dniester në rajon, me raketa që goditën sipërfaqe të hapura dhe ndërtesa administrative.

Marrëveshja e eksportit e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia u rrëzua pasi Rusia refuzoi ta njohë atë, duke thënë se kërkesa e saj që të hiqen sanksionet ndaj eksporteve të saj të grurit dhe plehrave nuk ishin përmbushur, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara