www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski për Ditën Alfabetit Shqip: Jemi krenarë që shqiptarët janë pjesë e pandashme e Maqedonisë multikulturore

Posted on November 22, 2023November 22, 2023 by User User1

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, u dërgoi një mesazh urimi pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilin mes tjerash thuhet.

“Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë. Sot festojmë një festë veçanërisht të rëndësishme për popullin shqiptar – 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe. 115 vjet më parë, pikërisht në Manastirin tonë, u bë njësimi i alfabetit të shqipes si një hap kyç për kodifikimin e gjuhës shqipe, e cila është padyshim një nga shtyllat më domethënëse të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve. Në fillim të shekullit të 20-të në Perandorinë e atëhershme Osmane, intelektualët më të shquar shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në një kongres që do të rezultonte me vendimin historik për miratimin e alfabetit të shqipes. Frytet e këtij akti vendimtar politik e kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Jemi krenarë që sot komuniteti shqiptar është pjesë e pandashme e Republikës multikulturore dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut. Duke dërguar urimet më të sinqerta që festën ta kaloni në paqe, shëndet, gëzim dhe mirëqenie, dëshiroj të konfirmoj edhe një herë bindjet e përbashkëta për solidaritet dhe barazi, si çelës për prosperitetin e atdheut tonë të përbashkët”, thuhet në urimin e Pendarovskit.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara