www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kadare: ‘Kur shkrimtari shkruan, ai çlirohet nga vdekja dhe kupton që jeta është e pafundme’

Posted on November 22, 2023November 22, 2023 by User User1

Panairi i librit ka patur këtë të shtunë një vizitor të veçantë, shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. I shoqëruar nga bashkëshortja, Kadare gjithashtu këtë vit kremton dhe 7 dekada krijimtari.

I pyetur nga gazetarët, Kadare u shpreh se ndjehet i gëzuar që sheh gjithnjë lexues pranë tij, e veçanërisht lexuesin kosovar.

Ndonëse frika më e madhe për njeriun është vdekja për shkrimtarin kjo frikë mposhtet përmes veprave

“Kur bën diçka që e di që nuk vdes nuk ke frikë se ajo që quhet frikë është vdekja. Kur shkrimtari shkruan ai çlirohet nga vdekja dhe kupton që jeta është e pafundme.”, tha Kadare.

Shkrimtari i pyetur nga gazetarët, Kadare u shpreh se ndjehet i gëzuar që sheh gjithnjë lexues pranë tij, e veçanërisht lexuesin kosovar.

“Kjo më gëzon më së tepërmi kur i shoh këtu është populli im flasim të njëjtën gjuhë dhe ka qenë gjithmonë pjesë e imja.”, tha shkrimtari i madh!

Të shumtë ishin ata lexues që kërkuan autograf nga shkrimtari për librat e tij në një nga stendat e panairit./Konica.al

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara