www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Inxhinierja shqiptare Mira Murati reagon pas rikthimit të Sam Altman në OpenAI

Posted on November 22, 2023November 22, 2023 by User User1

Inxhinierja shqiptare Mira Murati që mban pozitën Shefes së Teknologjisë në kompaninë e OpenAI ka bërë një reagim në rrjetin social X, pas rikthimit të Sam Altman në pozitën e CEO-s.

Murati, e cila udhëhoqi projektet sikurse ChatGPT dhe DALL-E, ka shpërndarë një postim të OpenAI ku bën të ditur kthimin e Altman dhe bashkangjitur postimit ka vendosur një emoji të zemrës; duke mirëpritur vendimin.

Inxhinierja shqiptare ishte përndryshe një kritike e zëshme e shkarkimit të Altman nga pozita e CEO-s, derisa pati bërë një postim në rrjetin social X duke thënë se kompania nuk është asgjë pa njerëzit e saj.

Qindra punëtorë të OpenAI gjithashtu patën kërcënuar se do të largoheshin nga kompania në qoftë se nuk do të kthehej Altman.

Në OpenAI do të kthehet edhe ish-presidenti i kompanisë Greg Brockman, i cili dha dorëheqje pas kaosit që filloi të premten.

Ndërkaq një video që u shpërnda në rrjetin social X në formë të një meme shpërfaq rikthimin e treshes së njohur në kompani, atë të Sam Altman, Mira Muratit dhe Greg Brockman. Në video u montuan fytyrat e tre udhëheqësve të kompanisë, shkëputur nga një moment i këngëtarëve të grupit të dikurshëm të famshëm Destiny’s Child.

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara