www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Stacioni pastrimit në fshatin Orman me mjete nga fondet evropiane IPA

Posted on November 21, 2023November 21, 2023 by User User1

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në kuadër të vizitës së sotme të punës në Komunën e Gjorçe Petrovit, kanë vizituar edhe stacionin e pastrimit në fshatin Orman.

“Qeveria investon në të ardhmen dhe në mënyrë të barabartë kujdeset për të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore. Me fondet evropiane, përmes Instrumentit për ndihmë para-antarësimit- fondet IPA kemi investuar 330.000 euro vetëm në komunën e Gjorçe Petrovit, me çfarë zgjidhet një problemm shumë i rëndësishëm i banorëve në fshatin Orman, qytetit, rrethinës dhe ndikon drejtëpërdrejt në përmirësimin e kushteve për jetë dhe ambientit jetësorë”, tha Mariçiqi.

Ai përkujtoi se banorët e fshatit po përballen me mungesë serioze të shërbimeve bazë publike,gjegjësisht qasje në sistemet mjedisore dhe trajtimin e ujërave të zeza në Orman. Ujërat e ndotura nëntokësore dhe sipërfaqësore, si dhe kontaminimi i shkaktuar i tokës, shtoi ai, i shkelin normat ekzistuese për sigurinë ushqimore dhe normat cilësore për prodhimin e produkteve bujqësore të shëndetshme dhe të sigurta.

Mariçiqi theksoi se me realizimin e intervenimeve pilot për trajtim të ujërave të zeza dhe përmirësimin me mbetjet e ngurta në rajonin ndërkufitar dhe me ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në fshatin Orman, fuqizohet kapaciteti për të menaxhuar dhe ulur rreziqet e ndotjes së mjedisit. Me këtë projekt të depozitimit të mbeturinave komunale dhe të ujërave të zeza të banorëve të Ormanit dhe në këtë mënyrë ndikon drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ujit, tokës dhe ushqimit.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara