www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rritje të një pjesë të përdoruesve të energjisë elektrike në Maqedoni

Posted on November 21, 2023November 21, 2023 by User User1

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të zgjerojë Bllokun e tretë tarifor të përdoruesve të energjisë elektrike.

Kjo do të thotë se disa nga familjet që konsumojnë më pak se 1000 kilovat orë energji elektrike do të kenë fatura më të larta të energjisë elektrike, shkruan 24 News.

Shpenzimet për energjinë elektrike do të jenë të ngjashme me ato amvisëri që deri më tani sipas konsumit ishin në bllokun e katërt, pra më të shtrenjtë tarifor. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka konfirmuar se është duke u punuar rreth kërkesave që ka bërë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Blloqe tarifore

Blloku I TARIFAVE NGA 1 NE 210 Kwh

BLOK II TARIFA NGA 210 NE 630 Kwh

III BLOK TARIFIRE NGA 631 NE 1050 KWh

Blloku IV TARIFOR MË SHUMË SE 1050 KWh

“Ne do të zgjerojmë bllokun e tretë tarifor, me shumë mundësi edhe bllokun tarifor katër, në mënyrë që mbulimi të jetë më i madh, për ata që shpenzojnë më shumë. Dhe për kategoritë më të varfëra të qytetarëve, për njerëzit që realisht kursejnë energjinë elektrike, duhet të mbetet i njëjti model tarifor dhe çmimi i energjisë elektrike apo ndryshimi i mundshëm i çmimit të mos bjerë mbi barrën e atyre që janë në bllokun e parë apo të dytë”, thotë Bytyqi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë të ulë subvencionet për energjinë elektrike, pasi ajo është e paqëndrueshme në planin afatgjatë për kompanitë shtetërore të energjisë.

“Duhet reduktim i mëtejshëm i subvencioneve të energjisë. Edhe pse rritja e tarifave të energjisë elektrike ka pasur ndikim në buxhetet e familjeve, tarifat e energjisë elektrike mbeten shumë të subvencionuara”, thonë nga FMN.

Komisioni Rregullativ për Energji është i mendimit se për momentin është herët për të bërë ndonjë kalkulim në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, duke filluar nga viti i ardhshëm. Në periudhën në vijim, rregullatori duhet të llogarisë se çfarë do të thotë në llogaritë e amvisërive që shteti do të subvencionojë 60 për qind të çmimit që ESM shtetëror ia shet furnizuesit, gjegjësisht EVN Home.(INA)v

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara