www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Parashikimi i motit për diten e sotme!

Posted on November 21, 2023November 21, 2023 by User User1

Në mëngjes në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta, ndërsa pasdite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtëra me diell. Kah fundi i ditës së pari në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës dhe në pjesët juglindore do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 16 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës kryesisht me vranësira me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 11 gradë.

Në ditët në vijim nëpër lugina të veçanta do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Nesër kah fundi i ditës së pari në pjesët perëndimore dhe të mërkurën, gjatë ditës në disa vende do të ketë reshje të përkohshme të shiut të cilat në disa vende do të vazhdojnë edhe gjatë natës të së enjtes. Temperatura e mëngjesit deri të mërkurën do të jetë në rritje graduale, ndërsa pastaj në rënie të lehtë. 

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara